×
  • Lajme
  • Lajme

    Një burrë në Pejë kërcënon ish-gruan dhe axhën e saj, gjatë një seance gjyqësore

    Insajderi
    16 November 2024 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë ka ofenduar dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe axhën e saj.

    Rasti ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore në Pejë.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet lënda e rastit me veprat “Dhunë në familje dhe kanosje”.

    “Është raportuar se në Gjykatën Themelore në Pejë në sallën e gjykimeve derisa kishte qenë duke u mbajte një seancë gjyqësore lidhur me një rast të mëhershëm, i dyshuari mashkull  kosovar i cili në gjykatë për atë rast ka qenë në cilësi të pandehurit, gjatë seancës kur iu kishte dhënë fjala nga gjyqtari i kishte ofenduar dhe kanosur dy viktimat,  ish bashkëshorten e tij dhe axhën e saj”, thuhet në raportin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark