Një burrë në Prishtinë raporton në polici se është rrahur nga dy gra – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një burrë në Prishtinë raporton në polici se është rrahur nga dy gra

    Insajderi
    04 March 2024 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë ka raportuar pranë Policisë së Kosovës së dy gra, pjesë e familjes së tij, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj tij.

    Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, njëra nga to është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Prishtinë 03.03.2024, 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj tij. Lidhur me rastin është arrestuar njëra e dyshuar dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK’së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark