Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka “kanosur me mjet të prehtë” bashkëshorten dhe babain e saj.
Siç njofton policia, në vend të ngjarjes është gjetur e konfiskuar një sëpatë, që dyshohet të jetë përdorur për këtë rast.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia në raportin e punës për 24 orët e fundit./Insajderi.com