Një burrë thumbohet nga akrepi në aeroplanin e “United Airlines” [video] – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një burrë thumbohet nga akrepi në aeroplanin e “United Airlines” [video]

    Insajderi
    15 April 2017 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka qenë një javë e vështirë për United Airlines. Të njëjtën ditë që një pasagjer u tërhoq zvarrë nga një aeroplan i United në Chicago, një burrë në një fluturim nga Houston në Calgary supozohet të jetë thumbuar nga një akrep.

    Krijesa helmuese ka rënë nga dollapët mbi kokë në flokët e kanadezit Richard Bell përderisa ai ishte duke ngrënë drekë të dielen në ulësen e tij të biznes klasit, tregon gruaja e tij Linda, raporton CNN.

    “Burri im ndjeu diçka në flokët e tij. Ai e largoi nga flokët dhe i ra në tavolinë. Përderisa ishte duke e kapur për bishti akrepi e thumboi”, ka thënë ajo.

    Më pas akrepi kishte rënë në tokë me ç’rast ishte frikësuar një pasagjer i cili kishte bërtitur, “oh zot, është një akrep”.

    Pastaj akrepin e kishin vrarë me një këpucë dhe e kishin lëshuar në tualet. Ndërsa Bell kishte marrë menjëherë kontroll mjekësor duke u konsultuar me një mjek përmes telefonit.

    Nuk është e çartë se si akrepi ka hyrë në aeroplan.

    Për këtë flet edhe vetë Richard Bell, i cili tregon për ngjarjen për BBC Sky News. Ai thotë që pavarësisht incidentit, stafi është sjellë në mënyrë profesionale. /Insajderi.com

    [arve url=”https://youtu.be/KVvMX3vDsJk”/]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark