Një copë mishi i bllokoi frymëmarrjen pas gëlltitjes, pulmologët e QKUK’së i shpëtojnë jetën 64 vjeçarit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Një copë mishi i bllokoi frymëmarrjen pas gëlltitjes, pulmologët e QKUK’së i shpëtojnë jetën 64 vjeçarit

    Insajderi
    05 May 2023 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipa kujdestare e Klinikës së Pulomologjisë e Qendrës Klinike Universitare i ka shpëtuar jetën një 64 vjeçari sot.

    Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor, një copë e mishit ia kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes pacientit.

    “Përmes intervenimit me Bronkoskop, pacientit menjëherë i largohet copa e mishit, si “trup i huaj”. Kjo copë e mishit ishte aspiruar gjatë ngrënies. Procedura u perballua lehtë dhe u krye në mënyrë profesionale”, ka njoftuar Shërbimi Spitalor, përcjell Reporteri.net.

    Pacienti, sipas tyre, u kursye nga intervenimet më të rënda dhe tani gëzon shëndet të plotë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark