Një delegacion nga KQZ-ja po vëzhgon zgjedhjet në Mal të Zi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një delegacion nga KQZ-ja po vëzhgon zgjedhjet në Mal të Zi

    Insajderi
    16 October 2016 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës po qëndron sot në Mal të Zi për t’i vëzhguar zgjedhjet atje, të cilat mbahen sot.

    Para ditës së zgjedhjeve, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është pritur në takim nga kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Malit të Zi, Budimir Saranovic.

    Në këtë takim morën pjesë edhe kryesuesja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Nazmije Ibrahimi si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, z. Skënder Durmishi.

    Delegacioni i KQZ-së do të qëndroj në një numër të madh qendrash votimi për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark