Një detaj tjetër i letrës: Kurti tenton ta "joshë" Abdixhikun duke thënë se s'do koalicion me PDK'në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një detaj tjetër i letrës: Kurti tenton ta “joshë” Abdixhikun duke thënë se s’do koalicion me PDK’në

    Insajderi
    05 May 2025 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me thirrjen që të sillen si “politikanë të matur”, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka shkruar letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar që të formojnë një koalicion qeverisës.

    Në këtë letër, Kurti i flet Abdixhikut edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, me të cilën thotë se nuk janë të interesuar të bëjnë koalicion.

    LEXO EDHE:

    “Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?”, shkruan Kurti në letër.

    PDK-ja, paraprakisht e ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni qeverisës me LVV-në.

    Të njëjtin qëndrim e mban edhe LDK-ja, për të cilën Kurti në letër shkroi se “njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark