×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Një ditë mund të ringjallen”/ Ja laboratorët në Gjermani ku trupat e të vdekurve mbahen në -190 gradë C, si në filmat fantastiko-shkencorë

    Insajderi
    22 August 2024 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pamjet nga kompania “Tomorow Bio” duken krejtësisht të zakonshme nga jashtë, por nëse hidhni një sy brenda, do t’ju duket sikur po shikoni një film fantastiko-shkencor.

    Aty ata mbajnë trupat e ngrirë të personave të vdekur, të dashurit e të cilëve shpresojnë se teknologjia një ditë do të avancojë mjaftueshëm për t’i ringjallur.

    Ngrirja kriogjenike nuk është e re, disponueshmëria është e kufizuar dhe mendimet e ekspertëve janë të ndara.

    Për 222 mijë dollarë (plus një tarifë mujore prej 55 dollarë), kompania do të ngrijë trupin e një personi që ka vdekur duke përdorur teknologji të sofistikuar.

    Ruajtja e trurit të dikujt, në të njëjtat kushte, kushton rreth 83 mijë dollarë, sipas New York Post.

    “Unë besoj se gjatë jetës sime dhe aktualisht jam 40 vjeç, do të dëshmoj ringjalljen e organizmave komplekse”, tha bashkëthemeluesi i kompanisë, Fernando Azevedo Pinheiro.

    Ai shton se kriopservimi ofron shpresë dhe një ndjenjë sigurie, duke ofruar një rrugë të mundshme për zgjatjen e jetës.

    Kompania me bazë në Berlin pretendon se deri më tani ka ngrirë gjashtë të vdekur dhe pesë kafshë shtëpiake, ndërsa ata kanë një listë pritjeje prej 650 emrash.

    “Asnjë prej tyre nuk pret të vdesë së shpejti”, tha Pinheiro.

    Si funksionon sistemi?

    Procesi i kriopservimit fillon pasi pacienti shpallet ligjërisht i vdekur. Trupat transportohen në mjete të pajisura posaçërisht që funksionojnë si “dhoma të lëvizshme kirurgjikale”.

    Lëngu i trupit zëvendësohet me një substancë që i ngjan antifrizit, për të parandaluar dëmtimin e pakthyeshëm të indeve nga i ftohti.

    Temperatura bie në -190 gradë Celsius, për më shumë se një javë, përpara se trupi të ruhet në një dhomë të gjatë çeliku që mbushet çdo javë me azot të lëngshëm.

    Kompania ka qendra në të gjithë Evropën, duke përfshirë Berlinin, Cyrihun dhe Amsterdamin, si dhe një në New York.

    Nëse “Tomorrow Bio: falimenton në të ardhmen, pra zhduket nga tregu, trupat e ngrirë i dorëzohen organizatës simotër “Tomorroë Patient Care Foundation”.

    Kompania pretendon se paratë e investuara, të cilat mund të mbeten pas ringjalljes së klientëve të tyre, kthehen menjëherë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark