"Një ditë në prokurori, një ditë në ambasadë – marrëzia s’paska kufi" - Çitaku reagon për Martin Berishajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Një ditë në prokurori, një ditë në ambasadë – marrëzia s’paska kufi” – Çitaku reagon për Martin Berishajn

    Insajderi
    26 June 2025 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

    Pas këtij lajmin ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, shkruan Insajderi.

    Ajo e ka cilësuar si marrëzi pa kufi, faktin që Berishaj ende s’është shkarkuar e cili e kalon ‘‘një ditë në prokurori, një ditë në ambasadë’’.

    Çitaku ka thënë edhe se, Berishaj është ende ambasador ‘‘sepse i shërben liderit suprem’’, pavarësisht dëshmive publike dhe siç ka thënë ajo, aferave milionëshe.

    Postimi:

    Rreth 140.000 punëtorëve u rrezikohen vendet e punës. Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike.

    Po e dini kush nuk e ka këtë hall?

    Martin Berishaj.

    Pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, ai vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë. Sepse i shërben liderit suprem.

    Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë.

    Marrezia nuk paska kufi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark