Një ditë pas aksionit të Policisë në Karaçevë - këto janë gjitha detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një ditë pas aksionit të Policisë në Karaçevë – këto janë gjitha detajet

    Insajderi
    16 December 2021 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës pas informimit nga dokumentari “Dosja Karaçeva” në InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi ka ndërhyrë të mërkurën në këtë fshatë.

    Ashtu siç publikoi InDoks pamjet në këtë zonë kishte rifilluar krimi me kazinotë ilegale, një vjet pas rrëzimit të tyre.

    Nga ky aksion i Policisë bëhet me dije se pas vendimit të gjykatës janë kontrolluar disa shtëpi dhe objekte përcjellëse prona të gjashtë të dyshuarve meshkuj kosovar.

    Të njëjtit siç bëhet me dije në raportin 24 orësh të Policisë dyshohet se kanë zhvilluar lojëra të fatit.

    “…me ç rast si prova materiale janë sekuestruar 96 aparate të lojërave të fatit, katër shtëpiza, tre llap top, tre monitor, dy TV, një pistoletë me gas, 17 fishekë, një gjenerator dhe 469.15 € kesh para”.

    Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark