Një djalë i mitur dyshohet se e dhunoi seksualisht një të mitur tjetër në pyll-Prokuroria jep detaje në lidhje me ngjarjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një djalë i mitur dyshohet se e dhunoi seksualisht një të mitur tjetër në pyll-Prokuroria jep detaje në lidhje me ngjarjen

    Insajderi
    12 July 2025 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku një i mitur dyshohet se ka kryer një akt dhune seksuale ndaj një të mituri tjetër.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 10 korrik 2025, rreth orës 13:00, në një zonë pyjore të fshatit Gllavicë në komunën e Shtimes.

    Sipas komunikatës zyrtare, Prokuroria ka ngritur dyshime të bazuara se i dyshuari, duke përdorur forcë fizike, ka keqpërdorur seksualisht viktimën – gjithashtu të mitur dhe i gjinisë mashkullore. Rasti është cilësuar si vepër penale “Dhunimi” sipas nenit 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me rrethana rënduese për shkak të moshës dhe marrëdhënies midis të miturve.

    Aktualisht, i dyshuari ndodhet në ndalim që nga data 11 korrik dhe Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të, kërkesë që është paraqitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga Departamenti për të Mitur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark