Një grua nga Zubin Potoku ka denoncuar në Polic një djalë të mitur.
Sipas saj, i dyshuari ka dhunuar seksualisht vajzën e saj në shtëpinë e denoncueses.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
I dyshuari i mitur është shoqëruar në stacionin policore dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.