“Një dritare ka qenë gjysmë e hapur” – Zbulohen detaje të reja për zhdukjen e 200 mijë eurove në Teqenë e Madhe të Gjakovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Një dritare ka qenë gjysmë e hapur” – Zbulohen detaje të reja për zhdukjen e 200 mijë eurove në Teqenë e Madhe të Gjakovës

    Insajderi
    23 May 2023 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesin e së hënës ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Teqenë e Madhe të Gjakovës. Aty po dyshohet se hajnat kanë vjedhur 200 mijë euro.

    Shejh Gufran Shehu, nga Teqja e Prizrenit tha ka treguar për Insajderin detaje nga rasti.

    Ai thotë se nuk kanë dyshime se kush ka mundur t’i vjedh por sipas tij, në shtëpinë ku kanë qenë paratë ka qenë një dritare gjysmë e hapur, por sipas tij, janë në pritje të hetimeve nga Policia.

    Jemi duke pritur hetimet nga Policia e Kosovës. Ende nuk dihet se ka ka hyrë hajni. Një dritare ka qenë gjysmë e qelur” deklaroi Sheju Gufran Shehu.

    Ai bëri të ditur se vjedhja ka ndodhur në shtëpinë që ndodhet brenda oborrit të Teqesë së Madhe në Gjakovë.

    Vjedhja ka ndodh në territorin e Teqes, brenda oborrit është teqja por edhe shtëpia ku rrin Shehu. Pra ne Teqe i pret musafit e i kryn shërbimet por flenë në shtëpi. Pra, vjedhja ka ndodh në shtëpinë ku flen shehu”, sqaroi ai.

    E lidhur me prejardhjen e 200 mijë eurove, Shehu tha se ato janë mbledhur ndër vite nga besimtarët.

    “Mjetet janë mbledhur nga besimtarët kush sa ka pas mundësi me lon”, tha ai duke treguar se mjetet ishin destinuar për rindërtim te objektit te Teqesë se Madhe ne Marash-Hisar te Przirenit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark