Një dron bie në një lagje të Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një dron bie në një lagje të Mitrovicës

    Insajderi
    23 March 2022 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një dron me një madhësi rreth 2 metrash, pas asnjë shenjë identifikuese ka rënë në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës.

    Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se zona është bllokuar nga Policia e Kosovës dhe deminuesit.

    Insajderi ka provuar të marr konfirmimin nga policia por nuk kanë qenë të qasshëm.

    Kujtojmë se ditë më parë, në kryeqytetin kroat, në Zagreb, kishte rënë një dron i ngjashem, i cili ishte prodhim sovjetik.

    Ndërsa, ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozhi, pati konfirmuar se mbetjet e një bombe ajrore të përdorur në avionët e prodhimit sovjetik janë gjetur në mbetjet e dronit që u rrëzua në Zagreb.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark