Një emër e kishte shlyer nga lista - shtohet misteri rreth 14 vjeçarit që vrau 9 persona në një shkollë në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një emër e kishte shlyer nga lista – shtohet misteri rreth 14 vjeçarit që vrau 9 persona në një shkollë në Serbi

    Insajderi
    04 May 2023 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Masakra që 14 vjeçari Kosta Keçmanoviq bëri dje në një shkollë fillore në Beograd, tronditi Serbinë e rajonin.

    Keçmanoviq, nxënës i klasës së shtatë fillore, kishte planifikuar qysh më parë masakrën. Ai vrau rojën e shkollës, Dragan Vlahoviq, si dhe tetë bashkëmoshatarë të tij.

    Telefoni i tij zbulon shumë sekrete dhe supozohet se Keçmanoviq po kërkonte një mënyrë për të bërë një koktej molotovi.

    Forenzika telefonike do të përcaktojë edhe detajet e bisedave dhe kujt i ka shkruar në mëngjesin fatal.

    Siç tha shefi i policisë së Beogradit, Veselin Miliq, Keçmanoviq e kishte planifikuar krimin për një muaj.

    14 vjeçari kishte përpiluar edhe një listë të fëmijëve që ai kishte planifikuar t’i likuidonte. Ai përpunoi një plan për hyrjen dhe daljen nga shkolla dhe vendosi objektiva prioritare.

    Ajo që u ra në sy të gjithëve ishte se një person në këtë listë ishte fshirë, dhe siç dyshohet, arsyeja është afrimi me ndonjë nga nxënësit që ishin në të.

    Kujtojmë se 14 vjeçari është arrestuar menjëherë. Po ashtu gjatë ditës u arrestuan edhe dy prindërit e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark