Një familje kishte blerë një qen, por pasi u rrit e kuptuan se ishte dhelpër – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Një familje kishte blerë një qen, por pasi u rrit e kuptuan se ishte dhelpër

    Insajderi
    11 November 2021 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qenushi i quajtur Run Run në fakt nuk ishte qen fare!

    Një familje në Peru, e cila mendoi se kishte blerë një qen, shumë shpejt kuptoi se kishte një dhelpër në duar pasi ajo sulmoi kafshët e tjera në lagjen e tyre.

    Familja Sotelos e bleu “qenushin” për 13 dollarë nga një dyqan i vogël në kryeqytetin e Limës, duke besuar se ishte një husky i racës së pastër. Por pas një kohe, ata morën ankesa nga fqinjët për të ashtuquajturin qenin e tyre, me emrin Run Run.

    U bë e qartë se identiteti i kafshës ishte i gabuar kur Run Run filloi të ndiqte derra, pula dhe rosa për t’i vrarë ose për t’i ngrënë, duke provokuar zemërimin e fqinjëve.

    “Rreth një muaj më parë, një grua nga këtu përreth tha se dhelpra hëngri tre nga derrat e saj. Dhe më pas dy ose tri ditë më parë, një gjyshe vendase erdhi dhe tha se vrau derrat,” tha pronarja Maribel Sotelo për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Run Run doli të ishte një dhelpër Ande, e cila ka këmbë të holla, bisht me gëzof, kokë të mprehtë dhe veshë të spikatur.

    Shërbimi Kombëtar i Pyjeve dhe Kafshëve të Egra në Peru thotë se kafshët e egra shpesh blihen nga trafikantët nga zonat e Amazonës dhe shiten ilegalisht në Lima.

    Mashtruesi i qenit është kapur nga zyrtarët e kafshëve të egra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark