Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni dhe si pasojë ka humbur jetën, njoftoi Policia e Kosovës.
“Më datë 02.04.2023, rreth orës 15:30, Policia është informuar ne në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie tek të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir. Fëmiu është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka shtuar se njësitet relevante kanë dalë ne vendngjarje dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit trupi i pajetë i viktimës iu është kthyer familjarëve për ceremoni mortore dhe rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”.