Një fëmijë bie nga lartësia e këndit të lojërave në Vlorë, përfundon në spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një fëmijë bie nga lartësia e këndit të lojërave në Vlorë, përfundon në spital

    Insajderi
    21 July 2025 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 10 vjeç përfundoi në spital pasi ra nga lartësia e këndit të lojërave.

    Për pasojë është proceduar penalisht përgjegjësi për sigurinë e fëmijëve në kompleksin e lodrave.

    Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit bregdetar.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. K., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës për sigurinë e fëmijëve në kompleksin e lodrave në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi më datë 20.07.2025, rreth orës 21:00, duke luajtur, ka rënë nga një lartësi prej 2 metrash një i mitur 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Top Channel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark