Një fëmijë shënon 791 gola në tre sezone në akademinë futbollit të Milanos - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një fëmijë shënon 791 gola në tre sezone në akademinë futbollit të Milanos

    Insajderi
    14 May 2024 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë me origjinë italo-ukrainase po zhvillohet në akademinë e futbollit të Milanit dhe ai u prezantua nga faqja e njohur në Instagram Pro Future Stars.

    Andrea Kostyuk është vetëm 12 vjeç dhe prej vitesh shënon shifra të pabesueshme, edhe për këtë moshë ku shënohen shumë gola në ndeshjet e tyre.

    Kostyuk në këtë sezon ka shënuar 238 gola në 41 ndeshje të luajtura dhe është interesant fakti se ky sezon është më i dobëti i tij për sa i përket golave.

    Në sezonin 2021/22, ai shënoi 265 gola dhe ishte veçanërisht i pabesueshëm në sezonin e fundit, kur shënoi 295 gola.

    Në total, ai ka shënuar 791 gola në tre sezonet e fundit dhe për ta bërë gjithçka edhe më mbresëlënëse, ka dhuruar edhe 242 asistime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark