Një fëmijë shqiptar 4 vjeç humb jetën në një aksident Zvicër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një fëmijë shqiptar 4 vjeç humb jetën në një aksident Zvicër

    Insajderi
    12 August 2025 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen të Zvicrës. Një 44-vjeçar gjerman, duke drejtuar furgonin e tij të bardhë Mercedes drejt Zürcher Strasse, në zonën e Feldbachstrasse, përplasi një fëmijë 4-vjeçar, shtetas austriak, në një zonë banimi me kufizim shpejtësie prej 30 km/orë, shkruan Blick.

    Fëmija, i identifikuar si Dardan*, pësoi lëndime të rënda. Policia dhe kalimtarët ia dhanë ndihmën e parë në vendngjarje deri në mbërritjen e ambulancës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai vdiq dy orë më vonë në Spitalin e Fëmijëve.

    Dëshmitarët përshkruajnë skenat dramatike. Një banore e zonës tha për mediat: “Dëgjova britma për ndihmë. Kur dola jashtë, pashë djalin e lënduar rëndë, ndërsa e ëma bërtiste me dëshpërim. Ishte një tragjedi e vërtetë”.

    Një tjetër banor, Xhevdet V.**, tregoi se ka ndihmuar në përpjekjen për ta mbajtur fëmijën në jetë: “Babai e mbante në krahë. E shtriva përtokë, ia vendosa bluzën time nën kokë dhe filluam menjëherë reanimacionin, por fatkeqësisht gjithçka ishte e kotë”.

    Blendi V.** (22) konfirmoi se shoferi reagoi menjëherë duke telefonuar shërbimet emergjente dhe duke ofruar ndihmë. “Shoferi dhe gruaja e tij ishin në shok të plotë”, tha ai.

    Policia e St. Gallen ka nisur hetimet dhe po kërkon dëshmitarë që mund ta kenë parë momentin e përplasjes. Ngjarja ka tronditur rëndë komunitetin lokal, ku banorët shprehin shqetësime për sigurinë e rrugës dhe kërkojnë ulje të kufirit të shpejtësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark