Një fëmijë shqiptar në gjendje kritike pas dhunës së policisë dhe injorimit nga kisha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një fëmijë shqiptar në gjendje kritike pas dhunës së policisë dhe injorimit nga kisha

    Insajderi
    21 July 2016 - 00:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tashmë janë bërë më shumë se dy javë që kur Katedralja e Regensburgut në Gjermani është bërë streha e më shumë se 40 azilkërkuesve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, të cilët po refuzojnë të kthehen në vendet e tyre.

    Por gjendja e tyre është duke u përkeqësuar këto ditë kur Policia është e vendosur që ti deportojë ata, por refugjatët shumica rom dhe shqiptar nga Kosova kanë janë vendosur së bashku si mbrojtje.

    “Njerëzit në hotel vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe ka fëmijë të vegjël në gjendje kritike i cili përballet me një të ardhme të errët në vendet në të cilat mund të kthehen”, shkruan gazetari dhe publicisti i njohur Max Brym, raporton Insajderi.

    Ai i cilëson Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë si vende të varfra dhe me diskriminim ndaj romëve.

    “Qasja e zyrtarëve të Kishës së Regensburgut dhe veprimet e policisë janë të egra në raport me kërkesat e refugjatëve të cilët thonë se vendet e tyre nuk janë vende të sigurta ashtu sikurse janë cilësuar nga BE-ja dhe Gjermania në këtë rast”, shkruan Brym, raporton Insajderi.

    Ai kritikon edhe qasjen e Kishës.

    “Veprimet e policisë në Regensrburg shkojnë deri në konfrontime të dhunshme dhe më gjerë. Ku ballafaqim ndodhë përballë kishës. Peshkopi i Regensburgut duhet menjëherë që personalisht të jetë aktiv dhe të punojë me refugjatët ashtu sikurse Papa Francis në mënyrë të përsëritur e kërkon”./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark