Presidenti amerikan, Donald Trump, ka aprovuar një bastisje ushtarake në Jemen, gjatë së cilit dyshohet se një vajzë tetë vjeçare ka humbur jetën.
Operacioni që gjithsej la 14 persona të vdekur është nën hetim preliminar për të kuptuar nëse dyshimet për vdekjen e civilëve janë bindëse sa të fillohet një hetim i plotë.
Bastisja ishte bërë me qëllim të mbledhjes së informatave për operacione të mundshme të Al-Qaedas në gadishull, ka thënë Kolonelit John Thomas, njofton The Guardian.
Kjo bastisje ishte planifikuar muaj më parë nën administrimin e ish-presidentit Barak Obama, por nuk ishte miratuar. Arsyet e mosaprovimit nuk dihen saktë, por një ish-zyrtar kishte thënë që nuk ishin gjetur informacione të mjaftueshme andaj Obama kishte refuzuar ta nënshkruante urdhrin. Rrjedhimisht, bastisja i ishte lënë administratës së Trump për të vendosur.
Një vajzë tetë vjeçare, Nawar al-Awlaki, është vrarë gjatë bastisjes sipas familjes së saj. Naëar e njohur edhe si Nora ishte vajza e një propagandisti të al-Qaidës dhe qytetar i Amerikës i cili u vra në shtator të 2011-tës në Jemen, e pas tij ishte vrarë edhe djali i tij në një tjetër sulm me dron.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte thënë që duhen vrarë të gjithë familjarët e terroristëve: “Tjetra me terroristët është që duhet të eliminojmë familjet e tyre, kur i kap terroristët, duhet të eliminosh edhe familjen e tyre.”/Insajderi.com