
Raportimet se një film në Hollywood është duke u bërë për ngritjen e Jamie Vardy-t dhe Leicester City vazhdojnë të shtohen, ndërsa menaxheri i klubit, Claudio Ranieri, thotë se do të dëshironte që Roberto De Niro të luante rolin e tij.
“Kam dëgjuar diçka rreth kësaj,” ka thënë italiani për The Sun. “E pse jo, ai është një aktor fantastik,” ka thënë Ranieri për De Niron.
De Niro ka luajtur role në filma të famshëm si The Godfather, Taxi Driver, Goodfellas e të tjerë, dhe shihet si njeriu i duhur që të luaj rolin e menaxherit 64 vjeçar të Leicester, shkruan Goal.com
Suksesi i jashtëzakonshëm i Leicester City këtë stinor – klub që është afër të bëhet kampion vetëm një vit pasi ka qenë duke luftuar për mbijetesë në futbollin anglez – ka nxitur imagjinatën e shumë njerëzve për një storie të jashtëzakonshme sportive./Insajderi.com