Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmri Sheholli ka dhënë një intervistë të gjatë për Insajderin.
Në këtë intervistë, ai ka folur për krizën e fundit në Veri të vendit që u shkaktua si reaksion i serbëve në këtë zonë, kur katër kryetarët e rinj të komunave, që janë shqiptarë, tentuan që të futeshin në zyrat e administratës komunale.
Ai e ka komentuar krejt këtë zhvillim si një “film i shkurtër, i keq i Albin Kurtit”.
Ai ka dhënë detaje edhe nga zhvillimet që kanë ndodhur atje, sidomos për elementë destruktiv që ishin në protestë, përfshirë këtu edhe informacionet se në protesta pati edhe pjesëtarë të njësitit të xhandarmërisë serbe.
Ai ka thënë në këtë intervistë për Insajderin, se këtë informacion, ai e ka dhënë disa ditë më parë tek njësia e Anti-Terrorizmit të Policisë së Kosovës, por më vonë i njëjti informacion është ri-përsëritur nga vet Kryeministri Albin Kurti në intervistën që ai dha për rrjetin ndërkombëtar CNN.
Sheholli në fund të kësaj interviste ka thënë që pasi që Albin Kurti është i izoluar nga ndërkombëtarët, sipas tij gjithnjë, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i Kryeministrit, dhe si fillim të bëhet një qeveri teknike e pastaj të mbahen zgjedhjet nacionale.
Shikojeni intervistën e plotë këtu: