E kemi dëgjuar historinë e tyre përgjatë këtyre 8 viteve, i kemi parë të kërcejnë së bashku, por tashmë amerikanët do të shohin Barack dhe Michele Obama, që nga takimi i tyre i parë dhe kjo falë prodhimit më të ri kinematografik, që pritet të shfaqet së shpejti premierë në kinematë në mbarë botën.
“Southside Ëith You” është filmi dramë, që përshkruan takimin e parë të çiftit Obama, në një ditë vere të vitit 1989, teksa Michele Robinson, në atë kohë një avokate 25-vjeçare nga Çikago, bëhet gati për takimin e parë me Barack, gjithashtu avokat.
“Do të shihni në këtë film sesi ata sfidonin njëri tjetrin, sesi flasin rreth familjes së tyre dhe unë mendoj se gjithçka në atë takim ishte shumë reale”, thotë aktorja Tika Sumpter, që luan rolin e Michele.
Në film përshkruhen të gjitha detajet, njësoj siç janë shprehur në qindra intervista vetë çifti presidencial.
Parker Saëyers, aktori që luan rolin e Barack Obama-s në film, thotë se e mori këtë rol, duke menduar se mund ta imitonte më së miri presidentin, por më pas kishte hyrë në karakter shumë natyrshëm.
Barack Obama u martua me Michele në verën e vitit 1992, fiks 3 vjet pas këtij takimi të parë.
Producent ekzekutiv i filmit, i cili ka realizuar edhe kolonën e tij zanore, është këngëtari John Legend. Ai rrëfen se presidenti dhe bashkëshortja e tij janë në dijeni të filmit dhe shprehet i sigurt se sapo ta shohin, do ta dashurojnë atë.