Një foshnje lind pa shenja jete në Pejë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një foshnje lind pa shenja jete në Pejë

    Insajderi
    14 December 2022 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prind në Pejë është ankuar në polici, pasi bashkëshortja e tij ka lindur foshnjën pa shenja jete, përderisa ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, në spitalin e Pejës.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Gashi tregoi se familjarët kanë insistuar për ta marrë foshnjën për ceremoninë e varrimit, por se nga stafi mjekësor iu është thënë se foshnja viktimë mund të merret të nesërmen.

    Policia dhe prokurori i rastit kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark