Një grua 91 vjeçare nga Franca është bërë një nga personat më të vjetër në Francë që marrin gradën PhD, pasi që përfundoi studimet që i filloi para tri dekadave.
“Më ka marrë pak kohë për ta shkruar, sepse bëja pushime,” ka thënë Bourlier, duke shpjeguar tri dekadat e punës së saj.
Tema e disertacionit ka qenë “Punëtorët emigrantë në Besancon në gjysmën e dytë të shekullit 20.”
Ajo u interesuar për studime e doktoraturës pasi që u pensionua në vitin 1983, njofton The Guardian.
Zakonisht, PhD në Francë kryhet për rreth tri vite, por Bourlier ka qenë një “studente tejet jotipike”, thotë profesori i saj, Serge Ormaux.
“Ajo ka qenë ndoshta personi i vetëm që ka ditur çdo aspekt në mënyrë të detajuar dhe që ka qenë në gjendje t’i bëjë së bashku informatat. Ajo e ka mbështetur punimin e saj me analiza statistikore”, ka thënë profesori i saj./Insajderi.com