Ditë më parë u bë e ditur se Edon Zhegrova, Arjanet Muriq dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga grumbullimi me vendim të selektorit, Franco Foda dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. U tha se kanë thyer rregullat e ekipit kombëtar. E pas këtij veprimi kanë shpërthyer reagime të shumta.
Një gazetar dhe një analist sportive po pretendojnë se kryetari i FFK-së, Agim Ademi edhe i ka kërcënuar lojtarët.
“Ua thej këmbët, ua prishi karrierën”, është fjalia që po pretendon gazetari, Arlind Sadiku e analisti sportive, Ramiz Shala që Ademi iu drejtuar tre të përjashtuarve.
Sadiku shkroi sot në Facebook se “Njëri nga futbollistët e përjashtuar, në kushte anonimiteti, pranoi se Agim Ademi i ka kërcënuar duke iu thënë “jau thej komtë, jau prishi karrierën”.
Ndërkohë analisti Shala këtë detaj e shpalosi mbrëmë gjatë një paraqitje televizive në njërin prej emisioneve sportive në vend.
Theksojmë se Kosova fitoi 4-0 në udhëtim te Qipro, me dy gola të Muriqit dhe nga një të shënuar nga Dellova dhe Rrahmani.
/Insajderi