×
  • Lajme
  • Lajme

    “Një gjak borxh ma ke”- publikohen emrat e dy sulmuesve të policit në Drenas

    Insajderi
    08 August 2024 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një polic është kërcënuar dhe është sulmuar nga disa persona, pasi kishte ndërhyrë në një përleshje fizike që po ndodhte.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci në Drenas.

    Dy persona janë arreatuar si të dyshuarL Egzon Obrija (rreth 32-vjeçar) dhe Liridon Obrija (rreth 27-vjeçar).

    Polici N.M.,u kërcënua seriozisht e më pas dy të dyshuarit tentuan ta sulmojnë me shufër metalike.

    Policit dyshohet se ia kanë shqyer uniformën dhe njëri prej tyre e ka kanosur me fjalët se “një gjak borxh ma ki…”, raporton Sinjali.

    Përballë kësaj situate, zyrtari policor ka nxjerrë armën të cilën nuk e ka përdorur dhe ka kërkuar asistencë.

    Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe kjo është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur një zyrtar policor. Të lënduar nuk ka, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark