Një gjykatë amerikane pengon vendimin e Trump për myslimanët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një gjykatë amerikane pengon vendimin e Trump për myslimanët

    Insajderi
    29 January 2017 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë amerikane ka vendosur që ta pengojë përkohësisht depërtimin e personave që kanë viza amerikane dhe refugjatëve të bllokuar në aeroport për shkak të masave të marra nga vendimi i ri i Donald Trump.

    Unioni Amerikan i Lirive Civile ka dorëzuar një padi kundër urdhrit që presidenti i SHBA-ve e nënshkroi të premten.

    Ky grup theksoi se 100 deri në 200 persona janë duke u mbajtur nëpër aeroporte dhe vendkalime transite, shkruan BBC.

    Ndërsa qindra të tjerë janë duke protestuar në aeroportet e ShBA-së kundër vendimit të Trump-it për moslejim të refugjatëve.

    Urdhër ndalimi i Trump, ndalon sirianët të shkojnë në ShBA për një afat të pacaktuar, kurse shtetasit e vendeve si Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni, e kanë të bllokuar hyrjen në Amerikë për 90 ditë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark