Një grua e vdekur dhe katër persona të lënduar, policia jep detaje për aksidentin në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua e vdekur dhe katër persona të lënduar, policia jep detaje për aksidentin në Skenderaj

    Insajderi
    30 April 2025 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët, shkruan Insajderi.

    Një grua e moshës 65 vjeçare ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë lënduar.

    Avni Zahiri zëdhënës i Policisë, ka konifrmuar për Gazetën Insajderi se në aksident janë të përfshira dy vetura.

    “Aksident trafiku me fatalitet  Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar  në rrugën rajonale  Mitrovicë -Skenderaj  përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në  aksident janë  përfshirë   dy vetura, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident  ka humbur  jetën viktima femër  rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë  pësuar  edhe katër  persona tjerë  të  cilët  janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë.  Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark