Një grua ka mbetur e lënduar pas rënies së kulmit, dërgohet në Emergjencë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua ka mbetur e lënduar pas rënies së kulmit, dërgohet në Emergjencë

    Insajderi
    18 January 2024 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kulmi i objektit të ri të Komunës së Prishtinës është rrëzuar si pasojë e erërave të forta në Prishtinë.

    Si pasojë e rënies së kulmit në tokë janë lënduar disa persona.

    Deri me tani është konfirmuar se një grua është dërguar në Emergjencë pas lëndimeve të marra.

    Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

    “Deri me tani ka ardhur një paciente dhe jemi duke ia bërë ekzaminimet e nevojshme mjekësore”, tha Syla për Insajderin.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark