Virginia Raggi, avokate 37 vjeçare nga lëvizja “5 Yjet” është bërë gruaja e parë që e fiton postin e kryetares së Romës.
Në fjalimin e saj, politikania që fitoi 67 për qind të votave të qytetarëve, tha se me zgjedhjen e saj në krye të qytetit do të fillojë një epokë e re.
Raggi vjen nga një parti e re e cila çdo herë e më shumë është në rritje dhe e shfrytëzon zemërimin e popullatës rreth korrupsionit të përhapur në Itali për të fituar përkrahje popullore.
Ndërsa kundër kandidati i saj, Kryeministri Renzzi është ngushëlluar nga fitorja e partisë së tij së qendrës së majtë (Partia Demokratike) në kryeqytetin financiar italian, Milano dhe në qytetin verior të Bolonjës./Insajderi.com