Policia e Kosovës ka njoftuar se në Deçan një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nipi i saj.
Siç bëhet e ditur, incidenti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje pronësore.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe disa raste të dhunës në familje. Një e tillë ka ndodhur në Vushtrri, ku një grua është sulmuar nga bashkëshorti I saj.
Në një rast tjetër në Skenderaj, njësitë policore derisa ishin duke u marrë me një rast Dhune në familje, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK- 47 me një karikator dhe pesë fishekë./Insajderi.com