Një grua u vra në mënyrë makabre në Pejë, asnjë reagim nga drejtuesit e shtetit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një grua u vra në mënyrë makabre në Pejë, asnjë reagim nga drejtuesit e shtetit

    Insajderi
    15 April 2023 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    59 vjeçarja nga Peja, Hyrije Broqi Hyseni, e cila u privua nga jeta pasditen e djeshme nga djali i saj, do të varroset sot pasdite.

    Në ora 17:00 do të zhvillohet ceremonia mortore në varrezat e qytetit në Pejë, ka njoftuar familja, e cila sot ha hapur dyert e mortit.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pejë, në rrugën ‘Mbreti Zog’, të lagjes ‘Kaeshnica’. E ndjera është mbytur në shtëpinë e saj.

    Ndërsa, dorasi, (djali i viktimës) është arrestuar nga oficerët e stacionit policor të Pejës.

    Por, pavarësisht se një vrasje makabre ka ndodh pasditen e djeshme në Pejë, asnjë nga drejtuesit e shtetit nuk ka reaguar për rastin.

    Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu e ka vazhduar dje agjendën e saj në Itali, derisa dot në mëngjes është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

    Asnjë fjalë për ngjarjen s’e ka thënë as Glauk Konjufca, i cili sot në profilin e tij në Facebook, ka përkujtuar 45 martirët shqiptarë, të cilët u vranë dhe u masakruan 24 vjet më parë në krimin e gjenocidit të kryer nga ushtria dhe policia e Serbisë në Sllovi të Lipjanit.

    Për rastin deri më tash nuk e ka thënë asnjë fjalë as kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Prokuroria e Pejës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se sot pritet të bëjë kërkesë për masën e paraburgimit për (dorasin) djalin që privoi nga jeta nënën e tij.

    Gazeta Insajderi ka raportuar dje në detaje për rastin që tronditi Kosovën, shkrime këto që i gjeni më poshtë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark