Një grua vdiq, dalin pamje nga suhitë e forta të shiut e breshërit në gjithë Francën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një grua vdiq, dalin pamje nga suhitë e forta të shiut e breshërit në gjithë Francën

    Insajderi
    05 June 2022 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një stuhi të fortë që goditi pjesën më të madhe të Francës, një grua humbi jetën dhe 15 persona u lënduan, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

    Një grua e përfshirë nga një përmbytje u gjet e vdekur nën një makinë në qytetin norman të Rouen, njoftoi ministri i Brendshëm francez erald Darmanin në Twitter. Një autopsi është duke u kryer

    Vreshtat u shkatërruan, fluturimet u anuluan, rrufeja goditi Kullën Eifel, por nuk shkaktoi asnjë dëm. Banorët e Francës jugperëndimore postuan pamjet e një breshëri në madhësinë e topave të tenisit dhe foto të autostradave të përmbytura.

    Mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Fluturimet nga Aeroporti Orly i Parisit u pezulluan përkohësisht dje dhe pati vonesa në aeroportin Charles de Gaulle. Darmanin theksoi se kjo është “hera e parë në njëzet vitet e fundit” që stuhia ka prekur një zonë kaq të madhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark