Një gruaje në Ferizaj i konfiskohet arma dhe pushka me tetë fishekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një gruaje në Ferizaj i konfiskohet arma dhe pushka me tetë fishekë

    Insajderi
    29 November 2022 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Cërrnillë të Ferizajt, Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë gjysmë automatike dhe 8 fishekë.

    Sipas Policisë, gruaja e dyshuar me inicialet K.B e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.

    Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë shkuar te shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët.

    Në njoftimin e policisë thuhet se “Sot rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se një person në fshatin Cërrnillë të Ferizajt posedon armë zjarri. Hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar tek shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët, personi K.B (F/K) e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar”.

    “E dyshuara, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e njëjta është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark