Një grup militant kurd ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës që vrau 37 persona në Ankara të dielën dhe është zotuar se do të bëjë sulme edhe në të ardhmen.
Në mbrëmjen e 13 marsit, një sulm vetëvrasës realizua në rrugët e kryeqytetit të Turqisë fashite. Ne marrim përgjegjësinë për sulmin,” ka thënë grupi.
Cak i sulmit grupit militant Tak kanë qenë forcat e sigurisë por një numër i madh civilësh humbën jetën pasi që policia intervenoi në atë rast, thuhet në komunikatë, njofton The Guardian
Në komunikatë thuhet se vrasjet e civilëve do të jenë të paevitueshme edhe në të ardhmen.
Sulmi i të dielës erdhi vetëm tri javë pas një sulmi të ngjashëm në Ankara, ku u vranë 29 persona. Edhe këtë akt e merr përsipër grupi Tak./Insajderi.com