"Një humbje e madhe për Kosovën"- Kolegu i Halil Tanaj konfirmon vdekjen e kirurgut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Një humbje e madhe për Kosovën”- Kolegu i Halil Tanaj konfirmon vdekjen e kirurgut

    Insajderi
    11 February 2024 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kirurgu i Përgjithshëm, Enver Fekaj ka konfirmuar vdekjen e kolegut të tij, Halil Tanaj. Kirurgu i QKUK’së, Tanaj ka vdekur aksidentalisht në banesën e tij pasi dyshohet se ka pasur kontakt me energjinë elektrike, shkruan Insajderi.

    Fekaj është tronditur nga humbja e kolegut të tij. Ai thotë se është një humbje e madhe për Kosovën.

    Njoftimi i plotë:

    Nje lajm trondites, shokues e teper i trishte vdekja tragjike e kolegut tone dr. Halil Tanaj!

    Nje humbje e madhe per Kosoven. Nje humbje shume e   madhe per shendetesine e Kosoves. Nje humbje e permasave te jashtezakonshme per Kliniken e Kirurgjise Abdominale.

    Ngushellime familjes Tanaj, shokeve, miqve dhe kolegeve!

    Zoti e meshirofte ne Parajse!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark