Prokuroria Themelore në Pejë, ka mbajtur të premten konferencë për media, lidhur me aksionin e zhvilluar me rastin e sekuestrimit të drogës.
Prokurori Ersan Qavolli, tha se në kërkim janë gjatë persona, ndërsa një tjetër tashmë është arrestuar.
“Ne i kemi dyshimet tona se kush mund të jenë personat e dyshuar. Një është arrestuar ndërsa nuk mund të japim informacion për të dyshuarit. Për momentin në kërkim janë gjashtë persona”, tha prokurori i rastit.
Nga një aksioni antidrogë në Pejë sot është sekuestruar mbi një ton drogë, me vlerë rreth 5 milionë euro, po ashtu është raportuar se është djegur një sasi e madhe e substancës narkotike.