Një i burgosur i kushton dy herë më shumë buxhetit të Kosovës se sa një pjesëtarë i FSK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një i burgosur i kushton dy herë më shumë buxhetit të Kosovës se sa një pjesëtarë i FSK-së

    Insajderi
    02 December 2021 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Një i burgosur në burgjet e Kosovës i kushton buxhetit të vendit mesatarisht 27.96 euro në ditë apo 10,205.40 euro në vit.

    Ndërsa dje ish Kryeministri dhe Ministri i at’hershem i FSK Agim Çeku potencojë që buxhetit të shtetit i kushton 17 euro dita e një ushtarit

    Analisti, Drizan Shala ka thënë se është shumë paradoksale që një i burgosur t’u kushtojë më shumë buxhetit të Kosovës se sa një pjesëtarë i FSK-së.

    Postimi i plotë:

    Fakte interesante por jo të argumentuar mirë në intervalin kohor sa ishte në pozita të ndryshme.

    Në një medium ish Kryeministri dhe Ministri i athershem i FSK -z.Agim Çeku  potencojë që buxhetit të shtetit i kushton 17 euro dita e një ushtarit.

    Pra shum paradoksale ku një i burgosurit në Kosove i kushton buxheti të vendit 27.96 euro dita.

    Në kohen sa të gjithë janë në opozit flasin për kushtet e mundëshme që duhet të kete gjithë zyrtaret e sigurisë dhe mbrojtjes ndërsa kur vin në pushtet ose i harrojnë premtimet ose me e keqja i pezullojnë : Rregulloren Nr.02/2020 , për pagat , shtesat mbi paga si dhe kompenzimet tjera në MM dhe FSK.

    Lindin dy pyetja:

    1. A kanë vlere pjestaret e FSK- së, PK etj për shtetin apo janë vetem numra elektoral ku mbi jetrat e tyre vendosin kalkulimet matematikore politike të cila do qeveri deri me tani?

    2. Pse deri me tani nuk kanë jetësuar sigurimin  shendetësor / jetësor në FSK dhe PK ? apo ndoshta edhe ketu po llogarisin në kalkulime politike/ekonomike ?

    Me posht gjeni statestika bazë se si qendron situata në sektoret e sigurise dhe mbrojtjes në raport me mjeket por çka është edhe e rend me të burgosurit në raport më sektorin e sigurisë.

    1. Një doktor buxhetit të keti institucioni i kushton mesatarisht 48.88 euro në ditë apo 12,906 euro në vitë.

    2. Një i burgosur në burgjet e Kosovës i kushton buxhetit të vendit mesatarisht 27.96 euro në ditë apo 10,205.40 euro në vitë

    3. Një ushtar i FSK-se i kushton keti institucioni mesatarisht 17 euro në ditë apo 6,205 euro në vite.

    4. Një pjestar i PK-se i kushton keti institucioni mesatarisht 14,50 euro ditë apo 5,292.50 euro në vite.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark