Një i paraburgosur ka arritur të ikën sot nga duart e zyrtarëve të Shërbimit Korrektues. Ai ishte dërguar në Gjykatën e Malishevës dhe derisa po dilte ka shfrytëzuar momentin për t’u arratisur.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot kemi pranuar një informacion, se një i dyshuar derisa ishte duke dalur nga Gjykata e Malishevës ka arritur të iu ikën zyrtarëve të Shërbimit Korrektues. Polica ka nisur kërkimin por deri tani nuk ka arritur ta arrestoj”, tha Elezaj për Insajderin.
Gazeta Insajderi ka pyetur edhe Shërbimin Korrektues lidhur me të dyshuarin por të njëjtin ende nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikim e lajmit.