Një i vdekur dhe 8 të plagosur në Lushnje, policia tregon se si ndodhi shpërthimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur dhe 8 të plagosur në Lushnje, policia tregon se si ndodhi shpërthimi

    Insajderi
    01 March 2024 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të premte në Lushnje, ku një person ka ndërruar jetë, ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

    Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pak pas orës 16:00 “në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”.

    “Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

    Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

    Menjëherë, nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark