Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në rrugën Suharekë-Shtime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në rrugën Suharekë-Shtime

    Insajderi
    28 September 2025 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si shkak i një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në rrugën Suharekë-Shtime përgjatë së dielës.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai bëri të ditur se një pasagjer i veturës ka humbur jetën në vendngjarje, ndërkaq dy të lënduar tjerë janë dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.

    “Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMË ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, bëri të ditur Bytyqi.

    Bytyqi shtoi se Suharekë-Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark