Të paktën nëntë persona u plagosën dhe një burrë vdiq në një festë të Halloween në Texarkana, Teksas, pasi një person i armatosur hapi zjarr
Sipas mediave të huaja,Departamenti i Policisë Texarkana, në një deklaratë në Facebook, tha, “Oficerët iu përgjigjën disa raportimeve për të shtëna në vendin e festës në bllokun 2300 të Texas Blvd. në orën 11:56 të së shtunës mbrëma”.
“Kur arritën atje, ata hasën në një numër të madh njerëzish që vraponin nga ndërtesa dhe disa brenda të cilët vuanin nga plagët me armë zjarri”.
Një 20-vjeçar u deklarua i vdekur në një nga spitalet. Emri i tij ende nuk është bërë i ditur.
Policia ka thënë se lëndimet e nëntë personave të tjerë nuk duket të jenë në rrezik për jetën.
Sipas policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të panjohur.
“Detektivët po hetojnë dhe intervistojnë viktimat dhe dëshmitarët. Vlerësohet se ka pasur të paktën nja dyqind persona në vend kur ndodhën të shtënat”, tha policia.
Motivi i të shtënave mbetet i panjohur. Megjithatë, hetimet paraprake konkludojnë se të shtënat mund të kenë qenë rezultat i një lloj përplasjeje mes disa prej pjesëmarrësve në festë./Telegrafi/