Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

    Insajderi
    20 April 2025 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i vdekur e një tjetër i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, shkruan Insajderi.

    Policia ka thënë se viktima është mashkull.

    ”Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark