×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

    Insajderi
    09 August 2021 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri është regjistruar një viktimë si pasojë e koronavirusit dhe 69 raste të reja, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

    Janë kryer 3.046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë: 21 në Tiranë, 6 në Durrës, 5 në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 në Fier, 3 Lezhë, Kavajë, 2 Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.

    Aktualisht janë 1.082 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 73 -vjeçar nga Tirana.

    Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.439 që nga fillimi i epidemisë.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 133.981 raste, prej tyre 130.439 janë shëruar, 1.082 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.460 pacientë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark