Një person ka vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin e të vdekurve në 2.456.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar tri raste pozitive me COVID-19, derisa janë shëruar shtatë pacientë.
Sipas MSH-së, deri më tani kanë rezultuar pozitivë 132.509 persona, 129.982 janë shëruar ndërsa përfshirë 3.853 testimet e fundit, deri më tani janë testuar 792.878 persona.
Aktualisht janë 71 raste aktive.