×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Një javë i mbyllur brenda një guri – sfida e artistit francez

    Insajderi
    23 February 2017 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artisti, Abraham Poincheval, ka vendosur të sfidojë vetën duke qëndruar brenda një zgavre në formë të njeriut për shtatë ditë me radhë.

    Kjo punë nga Abraham Poincheval e quajtur Pierre (nga frëngjishtja ‘guri’) është një performancë e cila ka filluar nga 22 shkurt, 2017 në Paris, dhe do vazhdojë gjatë javës, shkruan Creators.

    Kjo është për gjysmë një skulpturë dhe gjysma tjetër test qëndrueshmërie. Guri ka një zgavër të prerë për të akomoduar formën e trupit të Poincheval-it të ulur, dhe duart e zgjatura para.

    Poincheval thotë që me këtë ai do të shohë dallimin e perceptimit të kohës nga njerëzit, gjë e cila ndodh edhe në jetën e përditshme për arsye të ndryshme. Pasi që thuhet që në vende të ndryshme koha rrjedh me ndryshe, më ngadalë ose më shpejtë.

    “Për këtë punë, unë doja të eksperimentoja me një kohë tjetër se ajo e jona, të shkrihem me kohën gjeologjike, e cila është shumë më e gjatë se e jona dhe duket më e ngadalshme. Mund ta merrni si një udhëtim me shpejtësinë gjeologjike,” ka thënë ai.

    Artisti gjatë kësaj jave do monitorohet nga vrima në gur, për tu siguruar për mirëqenien e tij. Ndërsa do ushqehet me mish të thatë, supa dhe lëngje tjera./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark