Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bahrije Hyseni, përgjatë kësaj jave, javës së parë të fushatës zgjedhore, është parë në rrjetet e saj sociale duke postuar aktivitete të shumta nga terreni.
Aktivitetet përveç aktiviteteve që u organizuan nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Han të Elezit e në Kaçanik, në të cilat sigurisht ishte prezente edhe Hyseni, ka pasur edhe në Ferizaj dhe në fshatrat përreth.
Ka takuar familje, biznese e simpatizantë të LDK-së bashkë edhe me kandidat të tjerë për deputet dhe me Kryetarin e Degës Visar Azemin.
Nga fotografitë e postuara vërehet një afërsi e ngrohtësi e madhe e simpatizantëve e përkrahësve kundrejt kandidatëve për deputetët e edhe vet Hyseni.
Në rrjetet sociale janë parë të postohen edhe “99 arsyet e kandidaturës së Bahrije Hysenit”, me rend, pas çdo aktiviteti që postohet nga terreni.